Botapress, 18 tetor- Edhe pse në zgjedhjet nacionale në vend patën një përqindje mjaftë të lartë e me këtë rezultat u “krekosën” për sa kohë, Lëvizja Vetëvendosje ndryshe doli në zgjedhjet lokale.
Vetëvendosje nuk arriti që të fitojë as edhe një komunë, pavarësisht kandidimit në secilën prej tyre.
Siç duket besimi i tepërt për të fituar garën e rëndësishme të zgjedhjeve lokale, i la me duar thatë dhe pa drejtimin e asnjërës prej komunave nga raundi i parë i zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje ndryshe nga tri partitë e tjera si PDK, LDK dhe AAK mbetet të shpresojë vetëm për balotazh.
Vetëvendosje që nuk ka arritur të mbajë asnjë komunë në të cilën qeveriste do të hyjë në balotazh për garën zgjedhore në Prishtinë.
Kjo garë do të zhvillohet në mes Arben Vitisë dhe kandidatit të LDK-së, Përparim Rama.
Një garë tjetër e rëndësishme është ajo në Podujevë në mes kandidatit të VV-së, Shpejtim Bulliqi si dhe atij të LDK-së, Ekrem Hyseni.
Siç duket Vetëvendosje qëndroi pak më më mirë në Gjilan, duke çuar Lutfi Hazirin drejt balotazhit.
Qytetarët e kësaj komune do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për dy kandidatët, Alban Hyseni nga VV dhe Lutfi Haziri nga LDK.
Ngjashëm do të jetë edhe në Fushë-Kosovë, ku gara do të zhvillohet në mes VV-së dhe LDK-së.
Në këtë komunë gara do të jetë në mes Burim Berishës dhe Enver Bajçincës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Balotazh Vetëvendosje-LDK do të ketë edhe në Komunën e Vitisë, transmeton lajmi.net.
Gara zhvillohet në mes Sokol Halitit nga LDK-ja dhe Arsim Ademit nga Vetëvendosje.
Vetëvendosje nuk ia doli madje as në Prizren, aty ku çdoherë shfaqeshin optimist për fitoren e Mytaher Haskukës.
Siç duket publikimi i shumë ‘dallavereve’ të Haskukës në Prizren ndikoi në humbjen e votave dhe besimit të qytetarëve.
Kësisoj balotazhit do të zhvillohet në mes Haskukës nga VV dhe Shaqir Totajt nga PDK.
LDK-ja do të jetë në balotazh edhe në komunën e Junikut, ku në garë do të jetë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
NISMA Socialdemokrate nuk ka arritur ta fitojë atë që njihej si bastion i saj, Malishevën. Në këtë komunë, NISMA do të jetë në garë me Partinë Demokratike e Kosovës.
Qëndron Kastrati i Partisë Socialdemokrate do ta ketë përballë ish partinë e tij, Vetëvendosjen në garën për balotazh në Kamenicë.
Balotazh do të ketë edhe në Obiliq, Viti, Kaçanik, Shtime, Rahovec, Gjakovë, Dragash, Istog, Vushtrri, Drenas, Kllokot dhe Junik, percjell Botapress.info