Gazetarët në mënyrë të organizuar e kanë bojkotuar sot konferencën e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Kjo në shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për shfuqizimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.
Në sallë për ta përcjellë konferencën kanë mbetur vetëm KTV-ja dhe KosovaNews, mediumi i afërt me pushtetin.
Ndyshe vajza e Veton Surroit, Zoja Surroi është Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e kryeministrit Albin Kurti.