Hajrullah Tërnava, njohës i çështjeve të sigurisë ka kujtuar heroin, Enver Zymberi në ditën e rënies së tij përgjatë ushtrimit të detyrës duke thënë se ky i fundit kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njëher1%sh, ai ka folur edhe për kushtet aktuale të Policisë së Kosovës
Pas të nxehtit afrikan, stuhitë bëjnë namin! Breshëri 10 cm shkatërron makina dhe banesa (VIDEO)
Tërnava, ka thënë se Kosova është një ndër të vetmet vende në botë që ka kushte të tilla për zyrtarët e policisë së vendit. Me këtë ai nënkupton mungesën e sigurimit dhe penzionimit të parakohshëm.
Sipas Tërnavës, Policisë së Kosovës i mungojnë “kushtet elementare” dhe nga vet fakti se 21 policë kanë humbur jetën përgjatë ushtrimit të detyrës, është pikërisht pika ku duhet bazuar që të fillojë përmisimi i kushteve.
“Na duhet të kemi sa më parë ligjin për pensionim të parakohshëm”, thotë ai.
Ndër të tjera, Tërnava ka thënë se Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kushte shumë më të avancuara të punës.
“Për FSK-në janë më të interesun dhe ja kanë rregullu do kushte ndërsa tek Policia e Kosovës, këtë aspekt nuk kanë kontribu shumë”, thotë ai gjersa thekson se policia është gjithmonë e rrezikuar.
Tërnava, njohës i çështjeve të sigurisë ka kujtuar heroin, Enver Zymberi në ditën e rënies së tij përgjatë ushtrimit të detyrës duke thënë se ky i fundit kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, ka thënë se Zymberi ishte vrarë në rrethana jo të pritshme dhe rasti i tij, mbetet i rëndë për familjen dhe njëherësh, edhe qytetarët e Kosovës.
‘Mjerisht është shumë e dhimbshme për popullin sepse një njeri i cili e ka familjen dhe punon për ta mbajtur atë e me ra si dëshmor gjatë veprimit e ushtrimit të detyrës së përgjithshme të tij nuk është e lehtë, veçanërisht për familjen”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai e ka cilësuar të ndjerin sikurse një “djalë të urtë, sjellshëm dhe të përgatitur” megjithëse nuk e kishte njohur nga afër si shkak i pozicioneve politike të tij asokohe.
Tërnava nuk e ka përjashtuar mundësinë e zbardhjes së autorëve dhe urdhërdhënësve të rastit.
“Duke pasur parasysh situatën që jetojmë pas luftës e tash e kësaj dite nuk e qeverisim mirë atë pjesë të veriut, është fakt se rasti nuk është zbulu mirëpo rastet mund të zbulohen edhe tash e tutje… sa ma shpejt, efikasiteti është më i lartë”.
“Ka me ndodhë, jam i bindur”, thotë ai gjersa shton se janë duke u hetuar edhe rastet e ndërlidhura me të.
Ndër to, ai specifikon rastin e Radojçiq.
Radoiçiq, përmes një video-mesazhi drejtuar publikut, nga rrethina e Leposaviqit, që është një nga katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, kishte thënë se “terrori mbi popullatën serbe ka nisur”./RtvDukagjini