Pushteti i VV-së i udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka filluar “fshesën” në diplomaci. Sot ka nisur shkarkimin e ambasadorëve që janë emëruar më parë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, i pari ambasador i shkarkuar është Vehbi Miftari.
Ky i fundit, konfimrojnë burimet e Gazetës Sinjali, është shkarkuar sot nga detyra e tij si ambasador në Misionin e Posaçëm në Vatikan.
Dhe kjo vetë 3 muaj pas emërimit të tij në këtë pozitë, pasi Miftari më 26 janar të vitit 2024, ishte emëruar udhëheqës i misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë.
Deri në atë kohë, Miftari, kishte shërbyer si këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.
“Sot, pas tri vjetësh pune si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës. E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e deritashëm dhe për besimin, të cilin ajo dhe institucionet e tjera të vendit ma kanë dhënë, për ta udhëhequr misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, kishte shkruar Miftari në profilin e tij në Facebook, pasi ishte emëruar si ambasador nga presidentja Vjosa Osmani.
Ky emërim ishte bërë pak kohë pasi Osmani kishte njoftuar për hapjen e këtij misioni.
Më 12 janar, Vjosa Osmani kishte njoftuar se ka dekretuar hapjen e Misionit të posaçëm të Kosovës në Vatikan.
Aso kohe Osmani kishte vlerësuar se njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të ndikonte në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës dhe në procesin e integrimin të vendit në strukturat euro-atlantike.
Ligji për Shërbimin e Jashtëm tregon për roli e misioneve të posaçme.
“Mision i përkohshëm, që përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare, me pëlqimin e tyre, për të negociuar ose kryer detyra të posaçme, të cilat janë në interes të Republikës së Kosovës”, thuhet në ligj.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të