Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy femra.
Ngjarja sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet të ketë ndodhur pas orës 22:00, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dy personave që gjendeshin në të.
“Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimore, për të bërë ekzaminimin e plotë të vendit të aksidentit.
Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.
Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe hetimet janë në zhvillim.
Të tjera
Aktuale
Tenderi për njësinë A3 vazhdon – KEK: Projekti do të ecë me intensitet të plotë
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka
Aktuale
IPK në dy raste të ndara rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar
Aktuale
Osmani uron Macronin: “Mezi presim të vazhdojmë të shkruajmë këtë histori të bukur”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka