Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar vërshime edhe në Komunën e Podujevës. Për gjendjen në këtë komunë ka folur Kryetari Shpejtim Bulliqi.
Sipas Bulliqit, zonat më të prekura janë Pakashtica, Kërpimehi, Letanci, Perani dhe Obrança, raporton Express.
Bulliqi ka thënë se situate është aktualisht e menaxhueshme, por që mund të përkeqësohet.
“Zonat më të prekuara janë; Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë, po ashtu edhe disa rrugë janë përshkuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Situata është e menaxhueshme, por me tendencë të përkeqësimit për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut. Apeloj tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale, në mënyrë që përmes koordinimit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë kjo situate”, ka shkruar Bulliqi.