Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se kanë koordinuar veprimet me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe i ka raportuar atij për gjendjen në Ukrainë, konkretisht mbi mbrojtjen që po e bën ushtria ukrainase dhe krimet e fundit të Rusisë kundër popullsisë ukrainase.
Zelenskiy ka falënderuar Britaninë për ndihmën e vazhdueshme që po ia jep kundër agresionit rus.