Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Me një vlerë afër tre milionë euro, ky projekt i nënshkruar me 15 nëntor të këtij viti, po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, e i cili pritet të finalizohet dhe të funksionalizohet në shtator të vitit 2025.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, me sipërfaqe prej 4235 metra katrorë, do të ketë kushte të dinjitetshme për stafin mjekësor dhe kushte të mira për shërimin e të gjithë pacientëve.
Qendra do të ofrojë shërbime në repartin e radiologjisë, emergjencës, të gjinekologjisë, mjekësisë familjare, si dhe shërbime teknike. Ajo do të ketë podrumin, përdhesen dhe katin e parë, si dhe do të ketë vend për administratën.
“Synimi ynë është që shërbimi dhe kujdesi mjekësor të jenë edhe sa më cilësorë edhe sa më afër qytetarëve. Me 15 nëntor sivjet është nënshkruar kontrata, e cila ka një vlerë afër 3 milionë euro dhe e cila do t’i përmbyllë punimet sipas planit që kemi deri në shtator të vitit të ardhshëm.
Gjithsej do të jetë 4235 metra katrorë. Do të ketë podrumin, përdhesen dhe katin e parë dhe do të ofrojë shërbimin e radiologjisë, emergjencës, të gjinekologjisë, mjekësisë familjare, si dhe shërbime teknike. Do të ketë vend edhe për administratën. Pra, kushte të dinjitetshme për stafin mjekësor dhe kushte të mira për shërimin e të gjithë pacientëve”, u shpreh Kurti.
Të tjera
Aktuale
Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 për qind në vitet 2025 dhe 2026
Banka Botërore ka parashikuar se rritja
Aktuale
Pauza që po ‘dëmton’ shërbimin, ankohen qytetarët për pritje të gjata në Stacionin Policor
Në Stacionin Policor – Qendra, ka
Aktuale
Rryma është shtrenjtuar në Kosovë, por jo edhe në veri, deklarohet ZRrE
Rryma është shtrenjtuar për 16.1% krahasuar