Gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Agim Rexhepit i dyshuar për krim të organizuar në lidhje me shitblerjen e narkotikëve në aksionin e njohur si “Qielli i thyer”.
Lajmi është konfirmuar nga udhëheqësja e zyrës për informim, Mirlinda Gashi.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se Rexhepi është duke u hetuar edhe për “Shpëlarje të parave”.
“A.R. është arrestuar nën dyshimet për veprat penale ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, lidhur me veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. PSRK është duke e hetuar gjithashtu A.R. për veprën penale ‘Shpërlarja e parave’ në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimin e parave,” thuhet në njoftimin e PSRK-së.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në