Nga sot ishte paralajmëruar shtrenjtimi i tarifave të rrymës për 15 për qind, megjithatë, në ZRrE kanë thënë se vendimi pritet të merret më 11 prill.
Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka mohuar se është marrë vendim lidhur me tarifat e energjisë elektrike, duke thënë se në fuqi mbesin tarifat ekzistuese.
“Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit”, tha Fejzullahu, duke shtuar se aktualisht janë duke shqyrtuar komentet e dërguara nga institucionet dhe të tjerët.
“Kemi deklaruar se shqyrtimi do të zgjas deri në dy javë, por mund të zgjas edhe më shumë”, deklaroi ai.
Rritja e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi te qytetarët dhe bizneset dhe presidenca, por deri tash Qeveria e Kosovës nuk ka komentuar dhe as reaguar lidhur për rritjen e paralajmëruar. Për shkak të pakënaqësive, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë..
Ndryshe, më 30 mars 2025, ka ndryshuar edhe orarin e tarifës së ulët të rrymës. KESCO ka bërë të ditur se ky orar do të vlejë nga sot e deri më 30 shtator.
Tarifa e ulët gjatë kësaj periudhe, do të jetë nga ora 23:00 deri në ora 08:00. Ky ndryshim vjen si pjesë e aplikimit të tarifës verore, duke u mundësuar konsumatorëve kursime më të mëdha gjatë orëve të caktuara të natës.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is