Gjykata Themelore e Pejës ka marrë vendim për lirimin e 75 vilave të sekuestruara në Brezovicë, shumica nga to në pronësi të politikanëve, biznesmenëve, gjyqtarëve etj.
Ditë më parë Gjykata Themelore në Pejë konfirmoi për Gazetën Express se ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit Rasim Maloku për caktim të masës së sigurisë për vilat e sekuestruara në Brezovicë.
Gjykata tha se është hedh si e pasafatshme kërkesa e prokurorit.
Vuçiq: Si ka sanksione kundër Vulin, por jo sanksione ndaj Xhelal Sveçlës?
“E konfirmojmë se me Urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë UGJK.nr.161/22, të datës 06.07.2023, është hudhë si e pasafatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar”, konfirmoi Gjykata.
Gazeta Express ka pyetur prokurorin e rastit Rasim Maloku se çfarë hapash kanë ndërmarrë lidhur me vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe nëse kanë ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
Prokurori Maloku tha se ankesa në Apel do të ushtrohet brenda afatit ligjor.
“Ankesën do ta ushtrojmë në afatin ligjor”, tha Maloku.