Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime.
Në këtë seancë, Bordi ka marrë vendim për tarifat e ndërmarrjes NQ Gjakova për sezonin 2021/2022. Sipas kryesuesit të Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu këto tarifa janë ulur për 7%.
Bordi poashtu ka aprovuar Kërkesën për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë me energji elektrike të ndërmarrjes “Interenergo D.o.o. Kosova SH.P.K.”.
“Sot, janë lanë lëshuar autorizimet për VET – KONSUM edhe për 7 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 440.4 kW. Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji”, thuhet më tutje në njoftim.