Dy vëllezër janë të ndarë me votë dhe ide në garën për kryetar në Podujevë. Enver Bici është me Ekrem Hysenin, ndërsa vëllau i tij është me Shpejtim Bulliqin.
Indeksonline ka kontaktuar njërin nga vëllezërit i cili ka komentuar banerin e ngritur në shtëpi dhe mendimin ndryshe nga vëllau.
“Jemi vëllezër, besoj që unë do të festoj të dielën, unë jam me doktorin Ekrem Kryeziun, vëllau është me Shpejtim Bulliqin. Unë kam qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe tash jam duke e përkrah doktorin. Edhe vëllau ka qenë Vetëvendosje dhe qaty ka mbet.
Na tre vëllezër jemi që kemi aderu te LDK-ja, te doktori, mendoj që është njeri më i mirë dhe më i duhur për Podujevën. Për asamble komunale kam votu një të Vetëvendosjes kurse për kryetar dokun. Prej që është kandidat Ekremi, unë atë e përkrah”, ka thënë Enver Bici për Indeksonline.