Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar një person për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe dhunë në familje pas një incidenti të rëndë që ndodhi rreth orës 10:00 në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj.
Dyshohet se i dyshuari E.M., 19-vjeçar ka plagosur motrën e tij, 25 vjeçare, me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Pas një operacioni të shpejtë të policisë, i dyshuari u lokalizua dhe u arrestua. Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit, me të cilën dyshohet të jetë kryer sulmi.
Motivi i këtij incidenti ende mbetet i paqartë. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe hetimet vazhdojnë.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir