Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar raportin e ekzaminimit psikiatrik ndaj Naim Murselit, të akuzuarit kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt. Sipas këtij raporti, Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Leonard Ademaj, vëllai i viktimës, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tha se familja mirëpret raportin e ekspertëve dhe kërkon që rasti të trajtohet me shpejtësi nga gjykata.
“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani,” ka shkruar Adema
Ai shtoi se familja pret drejtësi pa vonesa.
“Ne duam drejtësi të shpejtë, profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite. Seanca e rradhës mbahet të hënën më 14 korrik në ora 9:00,” ka thënë ai.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në