Ka ndërruar jetë profesori dhe veprimtari politik nga Istogu, Qerim Rexhaj. Rexhaj, i cili shërbeu si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje për disa vite me radhë, ka vdekur të martën.
Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit, aktivistit, intelektualit e profesorit Qerim Rexhaj”, tha LVV-ja, Qendra në Istog.
Profesori Qerim Rexhaj, më parë ishte pjesë e Kryesisë së Qendrës së LVV-së në Istog.
Së fundmi, ai shërbente si asamblist në Kuvendin Komunal të Istogut nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!