Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes me traktor në Vushtrri.
Policia bën të ditur përmes raportit se viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri, por sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete.
“Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri pasi që i njëjti dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thotë policia.



Të tjera
Lajme Sport
Policia e Sllovakisë merr masa të rrepta para duelit Kosovë – Sllovaki
Policia e Sllovakisë ka njoftuar se
Aktuale
Vendimi i Kushtetueses: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd
Në një moment të ndjeshëm politik,
Aktuale
Aktgjykimi i Kushtetueses, artikulli i RLI: Kosova në prag të kolapsit institucional
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme nxori