Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në një aksident trafiku në Leposaviq, shkruan Gazeta Botapress.
Sipas policisë, derisa një mashkull kosovar ishte duke e drejtuar veturën, ai kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti, ai nga plagët e marra ka vdekur.
“Leposaviq, 23.09.2021 – 11:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin, kishte humb kontrollin mbi drejtimin e tij, kishte dalë jashtë rrugës dhe ishte rrokullisur ku si pasojë kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /Botapress/