Një rast i tillë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku në një nga spitalet private të Prishtinës ka humbur jetën një pacient. Sipas njoftimit të Policisë, familjarit i të ndjerit dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo adekuat mjekësor.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar. Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësorë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa rasti është cilësuar “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”./Botapress.info/