“Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Publikohet një video: Kur arsimtarja e vrarë nga burri festonte ditëlindjen në shkollë
Sipas SHKK-së, viktima ishte i dënuar për veprat penale: grabitje, mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.
Ndërkaq, në njoftim thuhet po ashtu, se për kërkesa për pezullimin e dënimit ishte refuzuar ndonëse ishte bërë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
“SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim./Botapress.info/