Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua 31-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Obiliq. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30, ku viktima ështv plagosur nga arma e zjarrit.
E njëjta është transportuar në QKUK prej QKMF-së në Obiliq, ku dhe është konstatuar vdekja e saj.
Ky është punëtori që vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës
“Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.