Gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2 nëntor në fshatin Pavlan të Pejës, ka ndërruar jetë ditën e sotme në QKUK, duke mos arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga ai aksident.
Kështu ka njoftuar policia përmes një komunikate për media.
E ndjera bashkë me dy persona të tjerë ishin dërguar në spitalin rajonal të Pejës pas lëndimeve të rënda që pësuan, dhe nga aty e njëjta u transportuar për në QKUK.
“Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё. Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, njofton policia.



Të tjera
Aktuale
Qindra vota të vjedhura në Malishevë: Prokuroria e Gjakovës nis hetimet
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur
Aktuale
Ekskluzive: Ndalet edhe një tjetër anëtar i familjes Paçarizi
Gjatë aksionit të sotëm të Policisë
Aktuale
Kryeziu: Vetëm në një klasë në Prizren s’pati keqpërdorime me vota
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha