Vdes në QKUK edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës

Ka vdekur edhe Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë mbrëmë në fshatin Majac të Pocujevës.

“Sipas njoftimit nga Qendra Emergjente, po, edhe rasti 31-vjeçarja ka ndërruar jetë”, i tha televizionit T7 zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

31-vjeçarja, siç merr vesh Gazeta Express, dyshohet se pasi vrau I.G – i cili vdiq në vendin e ngjarjes – e plagosi edhe gruan e axhës së saj, e cila gjithashtu vdiq në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

Pasi qëlloi në drejtim të dy viktimave, Ardita Gashi dyshohet se e qëlloi edhe veten.

Të tjera