Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës, ka vdekur në QKUK.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, ka mësuar se vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë, ku e njëjta po trajtohej pasi u vetplagos mbrëmë.
Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, të cilën Ardita e qëlloi me armë zjarri të dielën.
I vdekur në këtë rast tragjik ka mbetur edhe i dashuri i të dyshuarës, Ilaz Brahimi, raporton Klankosova.tv
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot deklaroi se motivi i incidentit akoma nuk dihet. /Klankosova.tv



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në