Zyrtari i PDK’së, Sami Lushtaku, ka njoftuar se i ka vdekur në moshë të re djali i axhës së tij, Faruku, raporton Botapress.
Lushtaku ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot nga ora 17:00, në varrezat e lagjes Lushtaku.
“Djali i agjës Faruku nga sot kaloi në përjetësi. Një djalë i fortë e më zemër të madhe, i dashur e i respektuar për të gjithë, nuk i bëri ballë sëmundjes nga e cila vuante. Pavarësisht saj, Faruku nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar i fortë para sfidave të jetës. Ishte djalë shëmbull i urtësisë e mirësjelljes me të gjithë. Do ta kujtojmë përgjithmonë me mall e dashuri. Varrimi bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e lagjes Lushtaku!”, ka shkruar Lushtaku./Botapress/