Ka vdekur në moshën 85 vjeçare kompozitori i shquar shqiptar dhe ish-profesori i Universitetit të Prishtinës, Fahri Beqiri.Fahri Beqiri u lind në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Rrugëtimin e tij profesional e filloi në shkollën e mesme të muzikës në Prizren për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd.
Beqiri ka qenë dirigjent i korit dhe orkestrës frymore në Mitrovicë, tërë aktiviteti i tij është i lidhur ngushtë me organizimin, promovimin e muzikës në vend
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur muzikanti Ylber Asllanaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.“Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar ai. edhe Dega e Muzikës e më pas me hapjen e Fakultetit të Artit Muzikor kaloi atje dhe deri në vitin 2011 ishte i angazhuar në procesin e mësimdhënies.