Ka vdekur në moshën 79-vjeçare gjenerali famëkeq serb Nebojsha Pavkoviq, një nga figurat kyçe të aparatit ushtarak serb gjatë luftës në Kosovë dhe i dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.
Pavkoviq vdiq në Akademinë Ushtarako-Mjekësore në Beograd, ku ishte shtruar për trajtim, vetëm pak javë pasi u lirua për arsye shëndetësore nga burgu në Finlandë, ku po vuante një dënim 22-vjeçar.
Gjatë luftës së vitit 1999, ishte komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë, që kreu operacione ushtarake në Kosovë, të shoqëruara me vrasje masive, dëbime dhe krime kundër civilëve shqiptarë.
Ai u dorëzua Tribunalit të Hagës në vitin 2005 dhe u shpall fajtor në vitin 2009 për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës. Pavkoviqi ishte i vetmi nga të dënuarit në atë proces që nuk përfitoi ulje të dënimit.
Në të njëjtën çështje u dënuan edhe figura të tjera të larta serbe si Nikola Shainoviq, Sreten Lukiq dhe Vladimir Lazareviq.



Të tjera
Lajme
Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga një objekt në ndërtim
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot
Aktuale
Vdes personi që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri
Ka vdekur personi që ra nga
Aktuale
Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri
Një burrë ka rënë sot nga