Ka vdekur në moshën 59-vjeçare të martën gazetari Rifat Buzuku, ish-korrespondent nga Vjena i KOHËS Javore.
Lajmin për vdekjen e Buzukut e kanë bërë të ditur familjarët në rrjete sociale. Raportohet se Buzuku ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak.
Buzuku, që jetonte në Austri, është njohur si veprimtar i çështjeve kombëtare, ndërsa ishte gazetar e po ashtu opinionist në disa media në Kosovë.
“Lamtumirë Rifat Buzuku! Iku nji dost i fminisë, me të cilin jemi rritë bashkë, mes lojnave e andrrave”, ka shkruar Halil Matoshi në Facebook.