Ka vdekur në moshën 65-vjeçare mjeku Besnik Berisha.
Oda e Mjekëve të Kosovës njoftoi për vdekjen e doktorit, specialist i fiziatrisë.
“Ndahet nga jeta Dr. Besnik Berisha (19.02.1960 – 04.10.2025). Dr. Besnik Berisha përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ndërsa specializimin e përfundoi për Fiziatri. Për vite me rradhë punoi në Klinikën e Mjekësisë Fizikale duke u shërbyer qytetarëve në lëminë e fiziatrisë”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.
Oda e Mjekëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të doktorit.



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive