Është ndarë nga jeta Agim Maka (07.05.1956 – 28.04.2025), një prej figurave më të spikatura të historisë politike dhe shoqërore të këtij qyteti.
Agim Maka ishte kryetari i parë i Degës së LDK-së në Junik, në një periudhë të vështirë për Kosovën, kur organizimi politik dhe qytetar kërkonte guxim, urtësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Përveç angazhimit politik, Agimi kishte një karrierë të gjatë profesionale dhe shërbeu me dinjitet në pozita të rëndësishme. Pas përfundimit të luftës, ai u emërua Kryeshef Ekzekutiv i Komunës së Deçanit, funksion të cilin e ushtroi deri në vitin 2004. Më pas, vazhdoi karrierën në sektorin bankar deri në pensionimin e tij në vitin 2021, duke dhënë gjithmonë shembullin e profesionalizmit dhe përkushtimit.
Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm në sferën institucionale. Në vitet ’90, Agim Maka ishte një ndër kontribuuesit aktivë në procesin e pajtimit të gjaqeve, duke ndihmuar në forcimin e unitetit dhe paqes brenda komunitetit.
Agim Maka la pas një trashëgimi të çmuar morale dhe qytetare që do të mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij, Komuna e Junikut organizoi një mbledhje komemorative më 29 prill 2025, ndërsa ceremonia e varrimit mbahet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Junik, lagjja Gacafer.
Të tjera
Aktuale
Mesazhi i diplomates amerikane te Kurti: Liderët politikë të punojnë së bashku për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
E ngarkuara me punë në Ambasadën
Aktuale
Numërohen mbi 50% e votave, kryeson bindshëm PS
Kur janë numëruar mbi 2400 kuti
Aktuale
Kadriaj: Nuk e kemi obligim me votu Albulena Haxhiun, nuk kemi asnjë konakt me VV-në
Një ditë para tentativës së 15-të