Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në terminalin doganor në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ku shoferi i një kamioni është gjetur pa shenja jete dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi i mjekësve, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka dalë Policia bashkë me Prokurorin e Shtetit.
Me urdhër të këtij të fundit, turpi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat viktima ka humbur jetën.