Komuna e Vitisë ka shpallur të mërkurën, më 11 qershor 2025, Ditë Zie në nderim të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht gjatë këtyre ditëve.
Në njoftimin e kryetarit të komunës, Sokol Haliti, thuhet se gjatë kësaj dite flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjitha institucionet komunale, ndërsa do të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore, sportive dhe festive.
“Në nderim të jetës së tyre dhe për të shprehur solidaritetin e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve me familjet që po përballen me këtë dhembje të madhe, shpall të mërkurën, 11.06.2025 DITË ZIE në Komunën e Vitisë”, shprehet ai.
Postimi i plotë:



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Për marrëveshje ku LDK-ja nuk është e përfaqësuar, s’kemi asnjë votë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
Përfundon takimi Kurti -Abdixhiku- Ende s’ka marrëveshje, Kurti optimist se do ta gjejë zgjidhjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,
Aktuale
Presidenti shqiptar Bajram Begaj trazon Serbinë me vizitën në Preshevë e Bujanovc
Vizita e presidentit të