Një foshnje nëntë muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës vdiq dje në QKUK derisa po trajtohej.
Policia tha se fillimisht foshnja ishte dërguar në spitalin e Prizrenit pasi që derisa ka qenë në djep në gjumë është ngulfatur nga lidhësja e djepit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Më datë 29.06.2025, Policia e Kosovës është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është sjellë një foshnje 9 muajshe për trajtim mjekësor. Sipas informatave, foshnja H.M. (2024), nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës, derisa ka qenë në djep (në gjumë), është ngulfatur nga lidhësja e djepit. Foshnja, pasi ka pranuar trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, është transferuar në QKUK, Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm. Më datë 11.07.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se foshnja e lartcekur ka ndërruar jetë”.
Bytyqi tha se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
“Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar”, tha ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në