Gazeta pak më parë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë, ku një grua rreth tw 30-tave është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, e ndjera dyshohet se ka qenë përdoruese e substancave narkotike dhe si pasojë e abuzimit me to, mund të ketë ardhur deri te fundi tragjik.
Zbulohet identiteti i gruas që u gjet pa shenja jete në Prishtinë
Lidhur me ngjarjen e rëndë për Gazetën ka folur shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, i cili ka dhënë detaje se si është gjetur viktima.
Pacolli ka deklaruar se bëhet fjalë për një grua të moshës 25-30 vjeç, e cila u gjet në korridorin e katit të dytë të banesës dhe ajo ishte e gjitha e mbuluar në gjak.
Sipas tij, nuk janë gjetur plagë të cilat mund t’i jenë shkaktuar nga plumbi.
“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli.
Ndryshe rastin e ka konstatuar edhe Policia e Kosoëvs, të cilët kanë bërë me dije se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes duke kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.