Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se edhe sot po vazhdon operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e Ismet Millakut, 70-vjeçar nga fshati Ujmirë, i zhdukur që nga data 2 shtator 2025.
Në një njoftim zyrtar, SHKKSH bëri të ditur se ekipet janë në terren dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet dhe komunitetin lokal
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se edhe sot po vazhdon operacioni kërkim-shpëtimi për gjetjen e shtetasit Ismet Millaku, 70 vjeç, nga fshati Ujmirë, i zhdukur që nga data 02.09.2025. Ekipet tona mbeten në terren dhe po bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe komunitetin lokal,” thuhet në njoftim.
Operacioni ka nisur të premten dhe përfshin monitorim të terrenit, inspektim të zonave përreth si dhe koordinim me autoritetet vendore për të ndihmuar në gjetjen e të moshuarit.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i