Gjendja në arkivat e Departamentit të Pensioneve në Prishtinë vazhdon të mbetet e rëndë, raporton Botapress.info
Nga shpërthimi i një gypi të kanalizimit që ndodhi para disa ditësh, janë dëmtuar disa dokumente të pensionistëve dhe punëtorët janë detyruar të punojnë në kushte të rënda.
Sipas informatave që gazeta Botapress.info ka siguruar thuhet se punëtorët janë duke punuar pa ngrohje dhe në një ambient jo të përshtatshëm për punë.
Në videot që Botapresss ka siguruar shihet se gjendja në këtë department nuk është aspak e mirë.
Ndryshe Botapress.info para disa ditësh ka raportuar se ka shpërthyer një gyp i kanalizimit dhe sic shihet nuk është ndërmarë asgjë në këtë drejtim dhe gjendja mbetet e njëjët./Botapress.info/.
LEXO EDHE :