Të hënën u mbyll festivali dimëror Verë n’Dimër, por atmosfera festive po vazhdon nëpër sheshet e kryeqytetit.
Simboli kryesor i ndërrimit të mot moteve po largohet nga sheshi i kryeqytetit. Madje edhe dekorimet tjera të cilat i dhanë hijeshi festës së Vitit të Ri nuk do të jenë më.
Por atmosfera po vazhdon të jetë e njëjtë si para datës 31 dhjetor.Krahas kësaj moti i nxehtë ka bërë që disponimi i qytetarëve këtë ditë janari të jetë i mirë.Madje edhe terasat e kafiterive që janë në shesh janë mbushur plotë.
E krahas rrugës dikush erdhi nga komuna e Ferizajt për ta vazhduar festën e për të dhënë një mesazh për të rinjtë.Atmosferë më e mirë se në asnjë vend tjetër po i duken dikujt që po kalon pushimet e tij në Kosovë.Shëtitjet, blerjet, bisedat e koha e nxehtë dikujt nga qytetarët po i duken si të zakonshme në krahasim me vitet tjera.
Videon mund ta gjeni duke klikuar KËTU.