Uran Mulaj nuk do ta ushtrojë funksionin e zëvendëskryeshefit të Infrakos-it, një pozite të cilën e ka mbajtur tash e gjashtë muaj. Paparaci ka marrë vesh se pozita e Mulajt është shuar të mërkurën. Ai pritet të degradohet në pozitë.
Kur Qeverisë së Kosovës i duhej një profesionist për të mbuluar zbrazëtirën e krijuar nga shkarkimi i menaxhmentit të kaluar të ndërmarrjes “Infrakos”, ata e avancuan në detyrë Uran Mulajn.
Shumë aksidente fatale në Kosovë, ekspertët tregojnë shkaktarët
Një zyrtar me përvojë në ndërmarrjen e hekurudhave të Kosovës, Infrakos, Mulaj shërbeu për muaj me radhë si ushtrues i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes.
Funksionin e U.D.-së e ushtroi deri në zgjedhjen e kryeshefit të ri përmes një konkursi publik, gjashtë muaj më parë.
Mulaj konkurroi për pozitën e kryeshefit, por në vend të tij konkursi nxori më të suksesshëm një tjetër kandidat: Naser Krasniqin, një person të afërt me zyrtarë të nivelit të lartë qeveritarë.
Tash e gjashtë muaj, Mulaj ka shërbyer si zëvendëskryeshef në Infrakos.
Por, një vendim i nxjerrë sot nga Bordi i Infrakos-it e ka shuar pozitën të cilën e ushtron ai, ka marrë vesh Paparaci nga burime brenda ndërmarrjes publike të hekurudhave.
“Mulaj është hequr nga pozita dhe i është shuar pozita për shkak të denoncimit që i ka bërë keqpërdorimeve brenda ndërmarrjes”, ka thënë ky burim për Paparacin.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Uran Mulaj ishte shfaqur përkrah ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryeministrit Albin Kurti në një ceremoni të prerjes së shiritit për projektin e punimeve në hekurudhat e Kosovës.