Iu dha lamtumira e fundit ish- kryeministrit në ekzil në vitet ’90 Bujar Bukoshi, në varrezat në Velani të Prishtinës.
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, e cilësoi Bukoshin si kryeministër të jashtëzakonshëm.
“Bujari ishte në Kosovë edhe nëse nuk ishte në Kosovë. Ishte kryeministër i jashtëzakonshëm, sepse kohërat ishin të tilla, sepse edhe personaliteti ishte i tillë. Ishte kryeministër i një populli pa ushtri, por me mijëra vullnetarë të gatshëm për luftën çlirimtare. Doktor Bujari ka lënë mbresat më të mira popullit të Kosovës edhe me shërbimin e tij si mjek, por edhe si udhëheqës, si kryeministër.
Nga një karrierë akademike hoqi dorë për t’i shërbyer popullit të Kosovës. Ai e kishte një detyrë të vështirë, sepse ishte udha lidhëse midis rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur. Personalisht e kam takuar për herë të parë në moshën time 10 vjeçare atëherë kur prindërit e mi patën organizuar një ndejë për mjekët që kishin përfunduar me sukses operimin e babait tim pas shpërthimit të idhzës”.
“Nuk e harroj admirimin e prindërve të mi ndaj doktorit. Jam takuar edhe më 21 janar 1999 në Bruksel. Me veturën e tij kishe ardhur për të na mbështetur. Bujar Bukoshi kontribuoj, sepse punoj që ne sot e kemi lirinë dhe shtetin që e gëzojmë”, tha Kurti./EO/




Të tjera
Aktuale
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Me ardhjen e mërgimtarëve për pushimet
Aktuale
Bytyçi: PDK s’ka interes për koalicion me VV’në
Analisti Seb Bytyçi ka vlerësuar se
Lajme
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë pritet të mbajë