Nesër pritet të bëhet varrimi i nënës dhe 5-vjeçarit që vdiqën pas vërshimeve në komunën e Pejës. Kjo tashmë është bërë publike edhe me afishe që janë shpërndarë nëpër qytetin e Pejës.
Dy të vdekurit nga vërshimet janë: Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj.
E dhimbshme: Publikohen fotografitë e nënës dhe birit që humbën jetën nga vërshimet në Pejë
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditur se dy viktimat kanë qenë në shtëpi përderisa rrjedha e ujit i ka marrë duke humbur jetën./Botapress.info/