Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ka dhuruar një përditësim shqetësues sa i përket të ardhmes së tij në klub.
Reprezentuesi holandez po futet në sezonin e tij të dytë si kapiten i Liverpoolit, por mund të jetë i fundit pasi kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit 2024/2025.
Muajin e kaluar, Van Dijk kishte thënë se ai nuk e ka as idenë më të vogël sa i përket të ardhmes së tij dhe duhet të mendoj me kujdes për hapat e tij të ardhshëm.
Ai ka filluar të përshtatet me jetën e re nën urdhrat e trajnerit Arne Slot dhe u paraqit në miqësoren ndaj Sevillas të dielën të cilën e fituan me rezultat 4-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, Van Dijk foli për mediat dhe u pyet për bisedimet e kontratës, duke konfirmuar edhe një herë se nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.
“Nuk ka ndryshime për momentin”, ka thënë Van Dijk shkurtimisht para gazetarëve, sipas The Independent.
Trent Alexander-Arnold dhe Mo Salah janë gjithashtu në 12 muajt e fundit të kontratave të tyre dhe kjo ka shprehur një shqetësim të madh për Liverpoolin, sidomos duke marr parasysh mungesën e aktivitetit në afatin kalimtar.
Van Dijk gjithashtu shtoi se prurjet e reja janë të nevojshme duke marr parasysh numrin e madh të ndeshjeve për ekipin.
“Natyrisht, mendoj se duhet të bëjmë disa blerje bazuar se sa i gjatë do të jetë sezoni, por unë mendoj se ata po punojnë prapa skenave dhe jam plotësisht i bindur dhe besoj tek klubi se do të bëjnë gjërat e duhura për ne që të konkurrojmë në çdo garë që marrim pjesë”, përfundoi ai.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën