Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës duke e vlerësur situatën si shumë serioze, shkruan Botapress.
Në një postim të tij të fundit Syla ka thënë se situata eshte serioze dhe pak kush po e sheh objektvisht… për të konkluduar se Vetëvendosje dhe Kurti ndjellën dhe mbjellën dhunë, dhe nga kjo do ta kenê edhe fundin.
Për më shumë ja postimi i Sylës në Facebook:
Situata eshte serioze dhe pak kush po e sheh objektvisht…
Eskalim i situates nga dhuna ne parlament, shumë lehtë, mund të bartet në rrugë e në vende te tjera.
Dhuna e shumices dhe Qeverisë, reflekton gjithkund. Dhe kjo vazhdon nga koha kur VV ishte në opozitë dhe tash në krye të Kosovës.
Romakët me një fjalë të urtë thonë se mercenari vdes nga zanati i vet. Pra mercenari ashtu sic jeton nga shpata, edhe vdes nga shpata.
Vetëvendosje dhe Kurti ndjellën dhe mbjellën dhunë, dhe nga kjo do ta kenê edhe fundin.
Mend të krye. E kfilluni.
#albanologji #vv