Ministrja Rozeta Hajdari, pak më parë, njoftoi se e ka paditur gazetën Nacionale, gazetarin Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahun, në lidhje me përgjimet e grurit dhe vajit.
Në lidhje me këtë temë, ka shkruar edhe analisti Valon Syla, i cili, në fakt, ka ironizuar me ministren Hajdari, duke ia ndryshuar mbiemrin nga Hajdari në “Vajolli-Millaj”.
Pra përmes mbiemrit të deformuar, Syla ka përmendur dy aferat e publikuara nga Nacionale, që në publik po njihen si afera e “Vajit” dhe afera e “Grurit”.