Analisti Valon Syla, ka ironizuar nëpërmjet një postimi në facebook, me një deklaratë të kryeministrit, Albin Kurti.
Ky i fundit kishte thënë se nuk mund të tregojë kush janë biznesmenët, me të cilët është takuar në Greqi. Kjo pasi sipas kryeministrit, do të reagonin armiqtë e Kosovës.
E Valon Syla ka ironizuar, duke thënë se e ka kuptuar kush kishte marrë pjesë në takim.
“Hej… I morra vesh kush janë ata biznismenat e Greqisë. Armiku nuk flen. Dijeni”, ka shkruar Syla.