Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Zojë Surroi, vajza e Veton Surroit, u pa me kryeministrin Albin Kurti nëpër takime, derisa ky i fundit po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Mehmetaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë fillimisht:
“Qe keta Surrojt. Edhe me Milloshevicin mire, edhe me Albin Kurtin mire”.
Mehmetaj derisa ka publikuar edhe pamje, ka thënë se “militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje kjo nuk po u pengon aspak”.
“Dikuj po ia jepke zoti… Qe keta Surrojt. Edhe me Milloshevicin mire, edhe me Albin Kurtin mire.
Veton Surroi takohej ne te 90-tat me funksionarin e larte te SPS-se, Mihajlo Markoviç, krahu ekstrem i partise se Milloshevicit. Tash, vazja e tij, Zoje Surroi, ne ekip te kryeministrit te Kosoves ne Konferencen e sigurise ne Mynih.
Bravo ju qofte tybe. A, militantit te VV-se nuk i pengon fare kjo. Pse athu?” – ka shkruar ai.
Theksojmë se Veton Surroi ka qenë themelues i medias “Koha”, derisa kjo tash drejtohet nga motra e tij, Flaka Surroi. Kompania në vazhdimësi përgjatë këtyre katër viteve, ka qenë media më e afërt me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje.