Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që ishin drejtuar drejt Izraelit, sipas zyrtarëve amerikanë.
Sipas Reuters, ndalimet janë kryer deri tani përmes sistemeve tokësore të mbrojtjes ajrore. Zyrtarët thanë se deri më tani nuk janë përdorur avionë luftarakë apo anije luftarake.
Megjithatë, siç raporton Associated Press, në sulmet e mëparshme, raketat janë interceptuar nga avionë të Forcës Ajrore të SHBA-së dhe nga mbrojtja raketore e vendosur në shkatërrues detarë amerikanë, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.
Sipas NBC News, Pentagoni ka vendosur disa mjete ushtarake në rajon gjatë ditëve të fundit, përfshirë shkatërrues të Marinës që janë pozicionuar pranë brigjeve të Izraelit, për të ndihmuar në rrëzimin e raketave dhe sulmeve të tjera ajrore që priteshin pas sulmit fillestar të Izraelit.
Të tjera
Aktuale
Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”
Janë ndaluar pesë zyrtarët policorë me
Aktuale
Vdes në QKUK i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Ka vdekur në QKUK edhe i
Aktuale
Rohde “interesohet” për konstituimin e Kuvendit, Kurti i flet për “përpjekjet” e tij dhe kërcënimin me bombë nga Serbia
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi