Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (Regional Command West) të misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, zhvilluan një stërvitje të përbashkët me përdorimin e helikopterëve dhe pajisjeve për kontrollin e turmave, raporton Gazeta Sinjali.
“Aktiviteti ka për qëllim përmirësimin e procedurave të hipjes dhe uljes nga helikopteri gjatë veshjes së pajisjeve të Crowd and Reot Control (CRC). Këto ushtrime lejojnë përmirësimin e gatishmërisë dhe performancave operacionale të njësive”.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka shkruar KFOR-i.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen