Ushtarët italianë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, vazhdojnë të zhvillojnë patrullime të rregullta në gjithë Kosovën.
Në njoftimint e KFOR-it thuhet se “të realizuara si gjatë ditës ashtu edhe natën, këto aktivitete pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.
“KFOR-i vijon zbatimin e mandatit të tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të