Trupat ruse janë dorëzar në masë përballë kundërofenzivës së shpejtë të Ukrainës që është duke vazhduar të fitojë terren sot, duke ngritur shpresat që një pikë kthese në luftë është arritur më në fund, shkruan Daily Mail, përcjell Botapress.info.
Inteligjenca ushtarake e Kievit tha se një numër i madh i ushtarëve të Moskës ka ulur armët në vend se të luftonin avansimin e trupave në lindje të Kharkiv sepse “ata e kuptojnë situatën e pashpresë së tyre”.
Oleksiy Arestovich, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ushtria ka kapur aq shumë ushtarë rusë gjatë ditëve të fundit sa që ka mbetur edhe pa hapësirë për strehimin e tyre- me zëdhënësin e inteligjencës ushtarake, Andrey Yusov, që shtoi se një numër domethënës i oficerëve rusë është në mesin e tyre.
Rusia pushtoi Ukrainën me 24 shkurt, me qëllimin e kryerjes së “operacionit special ushtarak” për disa ditë për të rikthyer vendin nën orbitën e Kremlinit, por që u përball me një disftatë poshtëruese në Kiev. /Botapress.info/