Ushtarë të aviacionit amerikan, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, realizuan një futje ajrore të trupave këmbësore amerikane në mbështetje të një patrullimi të pavarur në veri të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë.
KFOR tha se kjo lloj stërvitjeje është “thelbësore për ruajtjen e gatishmërisë dhe bashkëveprimit ndërmjet njësive, si dhe për të mbajtur efektshmërinë e nevojshme në veprimet e KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë./Express/



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në